Kriza e refugjatëve, politika e Merkel drejt dështimit

Autori:Gazeta Fjala

Angela_Merkel_-_2014

Angela Merkel është gjithnjë e më vetmuar sa i përket politikës së saj të refugjatëve. Plani i saj për t’i shpërndarë në mënyrë sa më drejtë refugjatët në Europë deri tani ka dështuar, pasi partnerët e saj ngurrojnë të paguajnë ate që e cilësojnë si koston e sinjaleve mikpritëse që Merkel u ka përcjellë emigrantëve.

Reagimet e populistëve të djathtë si Marine le Pen ose Viktor Orban nuk kanë pse e shqetësojnë fare Merkelin. Më rëndë peshon gjykimi i Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk.

Polaku i kujdesshëm u shpreh se vala e refugjatëve është “shumë e madhe për të mos u ndaluar”. Sipas tij, përpjekja për të detyruar shtetet e tjera të BE-së që të pranojnë skemën e kuotave të refugjatëve është në kufijtë e cenimit të lirisë politike.

Kritika të tilla të qarta ndaj kursit të Merkelit u shtuan nga fundi i vitit edhe prej njerëzve të cilët e kanë mbështetur atë në raste të tjera. Kryeministri kristiano-demokrat holandez, Mark Rutte tha se edhe perandoritë e mëdha fundosen kur kufijtë e tyre nuk mbrohen mirë.

Edhe vetë ministri besnik i Financave i Merkelit, Wolfgang Schauble e krahasoi emigracionin e pakontrolluar me një “ortek”, të cilin mund ta vinte në lëvizje një “skiator i pakujdesshëm”.

Por me gjithë kundërshtitë, Merkeli i ka mbetur besnike në parim linjës së saj. Në këtë mënyrë, pa dashur, ajo i ka thelluar konfliktet e brendshme të Europës. Partitë e djathta kanë forcuar pozitat në të gjithë Europën dhe hapësira pa kontrolle kufitare e Shengenit është vënë në diskutim.

Efekti anësor më i rëndë po reflektohet në Britaninë e Madhe e cila në vitin 2017 pritet të zhvillojë një referendum për qëndrimin apo daljen nga Bashkimi Europian.

Përballë këtij presioni, analisti Christoph Hasselbach mendon se kancelarja gjermane nuk do të jetë në gjendje t’i përmbahet politikës së saj bujare ndaj azilantëve dhe refugjatëve në Europë./ Top Channel/Gazeta Fjala.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kriza-e-refugjateve-politika-e-merkel-drejt-deshtimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala