Krasniqi: MBPZHR mbështet agrobizneset për instalimin e teknologjisë moderne në përpunimin e produkteve

Autori:Zekirja Shabani

2

Investimet në agrobizneset vendore po ndikojnë që në tregun vendor të kemi prodhime cilësore dhe me standarde evropiane. Këto investime, të cilat viteve të fundit janë duke u përkrahur përmes granteve investive të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komisionit Evropian kanë ndikuar që edhe kompania për përpunimin e perimeve “Abi&Elif 19” në Prizren, të instalojë teknologjinë moderne për përpunimin e domates, duke zgjeruar në këtë mënyrë linjën e prodhimit dhe përpunimit. Në përurimin e linjës së përpunimit të domates në “Abi&Elif 19”, investime të cilat janë përkrahur nga MBPZHR-ja dhe BE-ja, kanë marrë pjesë zëvendësministri, Mevludin Krasniqi, përfaqësuesja e zyrës së BE-së në Prishtinë, Daniela Topirceanu, si dhe përfaqësues të Komunës së Prizrenit.

Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi, theksoi se me mbështetjen e projekteve bujqësore përmes granteve të MBPZhR-së, agrobizneset vendore po arrijnë të avancojnë teknologjinë prodhuese dhe përpunuese në kompanitë e tyre, e sidomos ato në sektorin e perimeve, që sipas tij llogaritet si një ndër sektorët më me potencial në vend.

“Përmes grantit investiv të MBPZHR-së dhe mbështetjes financiare të Zyrës së BE-së, kemi bërë të mundur që kjo fabrikë me kapacitet përpunues prej 100 tonë në ditë të jetë adresë tregu e sigurt për kultivuesit e perimeve, si dhe për pikat grumbulluese të domates. Tashmë falë këtij investimi, në tregun tonë do të kemi edhe më shumë produkte të reja vendore, me tendencë depërtimi edhe në tregjet e jashtme”, ka thënë zëvendësministri Krasniqi. Ai ka treguar se nga sot, ky investim do të mundësojë që të punësohen edhe 20 veta.

Zëvendësministri ka premtuar se mbështetja e ministrisë për fermerët, prodhuesit dhe përpunuesit në sektorin e bujqësisë, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të ngritjes së cilësisë së prodhimeve vendore.

Ndryshe, MBPZHR-ja e ka përkrahur ndërtimin e fabrikës për përpunimin e perimeve “Abi&Elif 19”, përmes grantiv investiv prej 187 mijë euro.

1 3

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/krasniqi-mbpzhr-mbeshtet-agrobizneset-per-instalimin-e-teknologjise-moderne-ne-perpunimin-e-produkteve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala