KQZ’ja planifikon rritjen e pagave

Autori:Gazeta Fjala

kqzz-1-780x439

Një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, që e kishte gjetur antikushtetues një qarkore të qeverisë për klasifikimin e vendeve të punës në shërbimin civil, u ka hapur rrugë ndryshimeve në institucioneve të pavarura në vend.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, pas tentimeve të dështuara për të sqaruar me ministritë relevante pavarësinë që i garantohet me kushtetutë institucionit që drejton, i ishte drejtuar Kushtetueses, derisa vendimin e saj e quan si një rikonfirmim të pavarësisë.

Jashari i ka thënë KTV’së se në vazhdimësi, ministritë kanë ndikuar tek institucionet e pavarura, derisa përmend edhe rastin me pakon e ligjeve për të drejtat e njeriut, ku përfshihej edhe Ligji për Avokatin e Popullit.

Një tjetër institucion i pavarur, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po planifikon që të rrisë pagat për punonjësit e Sekretariatit.

KTV’ja ka siguruar një formular për regjistrimin e gradave, i miratuar nga KQZ-ja, ku janë propozuar koeficientët e rinj të pagave, me mesatarisht 50 % më shumë, derisa rritjen më të madhe të propozuar e ka Drejtori Ekzekutiv i i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, me 93.50 %.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ’së, ka thënë se veprimet e ndërmarra janë bërë konform aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Përveç KQZ’së e Avokatit të Popullit, institucione të pavarura kushtetuese në Kosovë janë edhe Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës, Komisioni për Media dhe Zyra e Auditorit të Përgjithshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kqzja-planifikon-rritjen-e-pagave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala