KQZ-ja certifikon rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në veri

Autori:Gazeta Fjala

kqz-640x480-600x360

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat u mbajtën më 19 maj.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se gjatë këtyre orëve nuk ka pasur asnjë ankesë nga PZAP-i dhe për këtë nuk ka qenë nevoja të dërgohen as shkresa në Gjykatën Supreme.

“Nuk ka pas ankesa dhe si rrjedhojë nuk ka as shkresa në Gjykatën Supreme nuk kemi pas nevojë me dërguar”, tha Daka.

Për certifikimin e rezultateve ishin 7 vota pro, ndërsa 2 abstenime nga anëtarët e VV-së në KQZ.

Lista Serbe ka fituar shumicën absolute të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

Goran Rakiq në Mitrovicën e Veriut me 7484 vota ose 90.4%; Srdjan Vuloviq në Zubon Potok me 4075 vota ose 94.6%; Zoran Todiq në Leposaviq me 7296 vota ose 96.7% dhe Vuqina Jankoviq në Zveçan me 3847 vota ose 94.8%.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore kanë votuar 24 595 votues ose 42.42 % e qytetarëve, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore të Kosovës pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia .

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kqz-ja-certifikon-rezultatet-perfundimtare-per-zgjedhjet-ne-veri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala