Kosovari që e la duhanin, i tregon publikisht paratë e kursyera

Autori:Gazeta Fjala

duhani_1512657656-6936713

Shaban Guri nga Kaçaniku ka bërë bujë në rrjetet sociale duke treguar publikisht kursimet e tij.

Sipas përshkrimit të tij ai këto kursime i ka bërë duke e lënë duhanin.

“Kush thotë se duhani dëmton shëndetin gabon, duhani dëmton edhe buxhetin. Këto kursime janë nga dalimi i duhanit”, ka thënë Guri duke publikuar monedhat 2 euroshe që ka kursyer.

Mes tjerash ai ka zbuluar se me këto para të mbledhura do të bëjë një vizitë në Mekë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kosovari-qe-e-la-duhanin-i-tregon-publikisht-parate-e-kursyera/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala