Kosovarët që luftuan krah ISIS-it janë kthyer në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

ISIS

Rreth 120 qytetarë të Kosovës që kanë marrë pjesë në luftën e të ashtuquajturit Shtet Islamik, janë kthyer në Kosovë.

Deri tash, institucionet e vendit nuk kanë bërë asgjë për ri-integrimin dhe deradikalizmin e tyre.

Një pjesë e madhe e tyre janë arrestuar e disa edhe janë dënuar në gjykatat e Kosovës.

Skender Perteshi, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka thënë se nuk mjafton vetëm burgosja e tyre, pasi sipas tij, radikalizmi i tyre, mund të vazhdojë edhe në burgje.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme e as në Ministrinë e Drejtësisë, nuk kanë pranuar të flasin për këtë temë.

Kryemami i Bashkësia Islame të Kosovës, Sabri Bajgora, ka thënë se ky institucion ka marrë pjesë në hartimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ekstremizmit.

Gjatë luftërave të zhvilluara në Siri dhe Irak, janë vrarë dhjetëra kosovarë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kosovaret-qe-luftuan-krah-isis-it-jane-kthyer-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala