Kosovarët preferojnë më shumë mishin e gjedhit

Autori:Gazeta Fjala

mish

Krahas mishit të pulës, qengjit dhe kategorive tjera blegtorale, kosovarët po konsumojnë me së shumti mishin e gjedhit.

Departamenti i Analizave Ekonomike dhe Statistikave Bujqësore në publikimin e të dhënave mbi gjendjen e prodhimtarisë vendore,eksportin dhe importin e mishit të gjedhit mes të tjerash ka konstatuar se ky lloj i mishit preferohet shumë në Kosovë.

Krahas kësaj Kosova po arrin të mbulojë 69.8 për qind  të kërkesave të tregut vendor për mish të gjedheve, ndërsa po vazhdon të importojë afro 30 për qind të sasisë së mishit dhe produkteve të tij.

Sasinë më të madhe e importon nga Brazili ku në viti 2006-të ka importuar 6.8 milion kilogram, në vitin 2008 me 6.5 milionë dhe gjatë periudhës 2011-2014 vërehet një ndryshim në sasinë e importuar, ku viti 2012 shënon vitin me më pak import nga Brazili me 2.2 milionë kilogram.

Ndërkaq Polonia si vend i dytë prej nga është importuar mish më së shumti në vitin 2014 ka shënuar sasinë më të madhe të importit 3 milionë kilogram.

Në grupin e produkteve të importuara bëjnë pjesë lloje të ndryshme të sallamave, suxhukut dhe përgatitje të tjera të homogjenizuara.

Në anën tjetër sasia e këtij llojit të mishit që prodhuesit kosovarë eksportojnë është shumë më e vogël në krahasim me importin.

Eksporti ka qenë përgjithësisht e orientuar vendet e regjionit si në  Bosnjë dhe Hercegovinë ku në vitin 2006 janë eksportuar 9 mijë e 960 kilogramë, në vitin 2008 kjo shifër është rritur në 22 mijë e 989 kilogram, duke pësuar rënie në vitin 2010 në 691 kilogramë.

Ndërkaq në Maqedoni në vitin 2008’të është eksportuar 1 mijë e 500 kilogram mish gjedhi, në vitin 2012’të në Shqipëri 253 kilogram dhe në Serbi 30 mijë kilogramë në vitin 2010’të.

Gjatë viteve 2007,2009, 2011, 2013, dhe 2014 nuk ka pasur fare eksport nga Kosova.

Sa i përket çmimeve, mishi i gjedhit pa eshtra në tregun kosovarë në këto tri vitet e fundit mesatarisht ka arritur vlerën prej 6 euro 06 cent kilogrami dhe si çmim më i lartë për këto vite është shënuar ai i vitit 2013-të prej 6 euro e 14 centë, ndërsa në vitin 2014 ka pasur tendencë të rënies së çmimit krahas vitit paraprak për 3%.

Ndërkaq çmimi më i lartë i mishit të importuar të gjedheve ka qenë për kategorinë mish me eshtra prej 4euro e 10 centë kilogrami.

Viteve të fundit fermerët me ferma të përziera blegtorale, duke parë tendencën e rritjes së çmimit të mishit të viçit kanë shfaqur interesin e tyre për tu orientuar në ferma të profilizuara për majmëri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kosovaret-preferojne-me-shume-mishin-e-gjedhit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala