Kosovarët nuk e duan verën

Autori:Gazeta Fjala

vera-e-kuqe-dhe-vera-e-bardhe

Sipas një statistike të konsumit të verërave në gjithë botën, del se kosovarët nuk e pëlqejnë shumë këtë pije alkoolike.

Ne Kosovë mesatarisht çdo person llogaritet se konsumon 0.20 shishe në vit. Që i bie, 20 përqindëshin e një shisheje të verës, shkruan Gazeta Fjala.

Ndërkaq, konsumin më të lartë të verës ka dalë ta ketë Andora, ku  konsiderohet se secili person gjatë një viti konsumon 61.68 shishe të verës.

Përdorim të lartë të verërave ka edhe Namibia e Islanda, ku mesatarja e shisheve me verë të konsumuara sillet rreth 30, shkruan Gazeta Fjala.

Ndërkaq, vera më së paku doli të përdoret nga India, ku çdo person në Indi gjatë një viti konsumon 0.01 shishe të verës.

Sa i përket çmimit të verërave, çmimi në Kosovë sillet rreth 2,56 dollarë. Në ketë aspekt, Kosova radhitet para Serbisë e Maqedonisë, të cilat posedojnë çmim më te ulët./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kosovaret-nuk-e-duan-veren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala