Kosovarët e braktisin tregtinë e prodhimin

Autori:Gazeta Fjala

biznes

Më pak biznese prodhuese e tregtare janë hapur sivjet në Kosovë. Sipas vlerësimit tremujor të ekonomisë nga Banka Qendrore e Kosovës deri në shtator  të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016, në shumicën e sektorëve është shënuar numër më i vogël i ndërmarrjeve të regjistruara.

“Në sektorin e prodhimit është shënuar rënia më e madhe e ndërmarrjeve të reja të regjistruara prej 211 ndërmarrje më pak, pasuar nga sektori i tregtisë që u karakterizua me 200 ndërmarrje më pak të regjistruara”, thuhet në raport, transmeton Gazeta Fjala.

Ndërkaq, në përgjithësi është shënuar numër më i vogël i ndërmarrjeve të regjistruara dhe numër më i vogël i ndërmarrjeve të mbyllura.

“Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara ishte 7,302 apo 871 ndërmarrje më pak se sa në periudhën e njëjtët të vitit 2016, ndërsa u mbyllën 1,191 ndërmarrje apo 666 ndërmarrje më pak”, thuhet në raport./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kosovaret-e-braktisin-tregtine-e-prodhimin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala