Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Malit të Zi

Autori:Gazeta Fjala

unnamed-53

Kombëtarja e Kosovës sot do ta zhvillojë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kualifikuese për Euro 2020, kundër Malit të Zi.

Stërvitja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila fillon në ora 18:00. Para fillimit të stërvitjes, do të mbahet një konferencë për media.

Stërvitja në “Fadil Vokrri” do të zhvillojë edhe Mali i Zi.

Kombëtarja e Kosovës shpreson në fitore, për t’i rritur gjasat e saja për një kualifikim të mundshëm në evropian.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kosova-zhvillon-stervitjen-e-fundit-para-ndeshjes-kunder-malit-te-zi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala