Kosova fiton 300 milionë euro

Autori:admin

petrol

Përfitues më të mëdhenj janë kompanitë e naftës të cilëve po u trashen xhepat me rreth 65 milionë euro më tepër, ndërsa Buxheti i Kosovë s humbë së paku 20 milionë euro.
Ekonomia kosovare do të kursejë rreth 300 milionë euro nga lirimi i naftës në berzat ndërkombëtare. Kosova konsumonte brenda vitit naftë në vlerë totale prej afro 500 milionë euro. Pas rënies së çmimit me rreth 60 për qind kjo sasi e naftës kushton 200 milionë euro. Por, në Kosovë ekziston sistemi i taksimit fiks dhe taksa mbi taksë , prandaj nuk mund të ketë përfitime direkte aq sa është edhe ulja në berzë .

Kjo e shpëton edhe Buxhetin e Kosovës që bazohet në pjesën më të madhe nga të hyrat prej importit. Ndryshe, humbjet do të ishin shumë të mëdha për arkën e shtetit dhe ekonomia do të përfitonte shumë më shumë. Natyrisht, në se do të eliminoheshin kartelet që fiksojnë çmimet e naftës sipas dë shirë s së tyre, pasi janë ata që pë rfitojnë mbi 65 milionë euro nga ulja e çmimit.

Në një kalkulim të kostove fillimisht llogaritet akciza fikse e cila për naftë është 0.36 euro për litër dhe më pas llogaritet TVSH-ja. Në Kosovë brenda vitit konsumohen rreth 400 milionë litra naftë dhe derivate të sajë . Me çmimin aktual të berzës prej 0.32 euro për litër, kur kësaj i shtohet akciza atë herë kostoja shkon në 0.68 euro. Kësaj shumë i shtohet edhe TVSH-ja prej 16 për qind e cila e ngritë koston e litrës në 0.79 euro. Pjesa tjetër janë transport, shpenzime të ndryshme dhe fitim i kompanive të kyçura në këtë treg.

Kjo bën që çmimi me pakicë tek konsumatori fundor të arrijë në 0.95 euro për litër. Nga ulja tregu i naftës tkurret në terma monetarë nga 500 në 400 milionë euro. Pra, përfitimet direkte për konsumatorët janë 100 milionë euro në vit. Shteti vazhdon t’i vjelë së paku 140 milionë euro nga akciza dhe rreth 65 milionë euro nga TVSH-ja. Humbjet për buxhetin e shtetit nga tkurrja e tregut që ulë bazën e vjeljes së TVSH-së do të jenë mbi 20 milionë euro në se çmimi vazhdon të jetë i njëjti. Ato mund të jenë edhe më të mëdha në bazë të parashikimeve për ulje të mëtutjeshme të çmimit. Qeveria nuk ka treguar ta ketë ndonjë plan si t’i kompenzojë këto të hyra.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kosova-perfiton-300-milione-euro-nga-renia-e-naftes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala