Kosova nënshkruan marrëveshjeve me vlerë 7.45 milionë euro me KfW-në

Autori:Gazeta Fjala

bedri-hamza-2-650x358

Ministria e Financave ka bere te ditur se do të organizojë ceremoninë e nënshkrimit të dy marrëveshjeve me vlerë 5.45 milionë euro dhe 2 milionë euro, me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW), të cilat dedikohen për rritjen e kapitalit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive.

Marrëveshjet nënshkruhen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW).

Nënshkrimi i Marrëveshjeve do të bëhet nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Rene Eschemann, Drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë dhe Maqedoni si dhe Thomas Reker, Menaxher i Lartë i Projekteve për Evropë Juglindore.

Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes do të mbahet sot në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kosova-nenshkruan-marreveshjeve-me-vlere-7-45-milione-euro-me-kfw-ne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala