Kosova merr përkrahje nga Sllovenia për zhvillimin e sektorit të bujqësisë

Autori:Zekirja Shabani

19_03_2019_8959635_DSC_4926

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, gjatë ditës priti në takim një delegacion i ekspertëve slloven, të cilët kanë shprehur gatishmërinë që ta përkrahin projektin e hartuar nga Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni, i cili parasheh rritjen dhe modernizimin e sektorit të përpunimit të ushqim it në Kosovë. Ky projekt është duke u zhvilluar në disa sektorë të cilët përfshijnë blegtorinë, hortikulturën, lavërtarinë, etj.

Ministrja Zivic, shprehu mirënjohjen e saj për angazhimin e palëve në këtë proces dhe njëkohësisht ofroi përkrahje morale dhe institucionale për mbështetje në mbarëvajtje të këtij projekti. “Projekte të tilla, përmes të cilave synohet zhvillimi i sektorit të bujqësisë janë të mirëseardhura dhe jemi pro çdo projekti përmes të cilit do të përfitoj sektori dhe fermerët tanë”, citoi Ministrja Zivic.

Nga ana e tij, Alojz Kraçun, ndërmjetësues mes SID-it dhe Qeverisë së Kosovës, konkretisht MBPZHR-së, tha se projekti do të ndihmonte në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në te mirë të sektorit të bujqësisë.

Ky projekt parasheh ofrimin e mbështetjes financiare konkrete në sektorët e lartshënuar në vlerë prej 200 milionë euro dhe duke marrë parasysh që projekte të tilla të mëdha realizohen përmes marrëveshjeve mes dy vendeve të ndryshme, atëherë u propozua që të formohet një komision ndërministror qeveritar me ekspertë të fushës, të cilët do të analizojnë këtë projekt, i cili do të përkrahet 85 % nga SID Bank dhe 15 % do të jetë pjesëmarrja e Qeverisë së Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kosova-merr-perkrahje-nga-sllovenia-per-zhvillimin-e-sektorit-te-bujqesise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala