Kosova me fusnotë në listën e ITU-së

Autori:Gazeta Fjala

Kodi-telefonik

Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) ka publikuar zyrtarisht kodin telefonik të Kosovës +383, por që identifikimin e Kosovës e ka listuar me fusnotë.

ITU-ja ka njoftuar se kodi është arritje e marrëveshjes me Republikën e Serbisë, ndërkaq për aktivizimin e tij do të ketë një datë tjetër, shkruan lajmi.net

Por në renditjen e listës së shteteve me kodet telefonike, Kosova është e shkruar me fusnotë, e cila sqaron se statusi i Kosovës nuk paragjykohet por është në një linjë me Rezolutën 1244 të OKB-së dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për pavarësinë.

Marrjen e kodit e ka konfirmuar edhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri, duke treguar se shteti i Kosovës u bë me kod telefonik ndërkombëtarë 383 të cilën ITU ia alokoi edhe zyrtarisht.

“Poashtu, bëjmë me dije opinionin se ITU në pajtim me marrëveshjen e telekomit ka publikuar kodin telefonik për Kosovën. Ky lajm përbën një të arritur historike për fushën e telekomit dhe fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”.

itu-kodii-fusnota

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kosova-me-fusnote-ne-listen-e-itu-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala