Kosova me certifikata më të sigurta

Autori:Gazeta Fjala

qytetit sheshi

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se që nga dita e hënë më 6 korrik të këtij viti, Agjencia për Regjistrim Civil e MPB-së, fillon lëshimin e certifikatave të gjendjes civile me elemente të avancuara të sigurisë në gjithë territorin e vendit.

Kjo nënkupton që është avancuar sistemi i pajisjes me dokumente të gjendjes civile, konform ndryshimit legjislativ dhe ngritjes së kualitet të të dhënave, si dhe ofrimit të shërbimit në mënyrë më efikase.

Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme po e përmbush edhe një ndër kriteret themelore të Udhërrëfyesit për Liberalizim të Vizave.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kosova-me-certifikata-me-te-sigurta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala