Kosova mbeti pa 15 milionë eurot e FMN’së

Autori:Gazeta Fjala

fmn-c1200x600

Zvarritja e formimit të institucioneve po i shkakton dëme të mëdha vendit. Kosova humbi 15 milionë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ngase marrëveshja për kredi, e paraparë të nënshkruhet në qershor, dështoi për shkak të zgjedhjeve të parakohshme.

Përfaqësuesi rezident i FMN’së për Kosovën, Ruud Vermeulen, në një përgjigje me shkrim për Kohavisionin, ka thënë se kredia e planifikuar për Kosovën skadoi, pasi që ishte kohë zgjedhjesh dhe vendi ishte pa Qeveri, .

Në anën tjetër, kryeshefi i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ka thënë se dështimi i kësaj marrëveshjeje do të pengojë realizimin e shumë projekteve të parapara me këtë kredi.

Kosova kishte arritur një marrëveshje ekonomike me Fondin Monetar Ndërkombëtar në vitin 2015.

Vlera e saj ishte rreth 185 milionë euro, në kohëzgjatje prej 22 muajsh, e cila skadoi 4 gushtin e këtij viti. Ndërsa, Kosova që nga 2009-a është pjesë e këtij fondi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kosova-mbeti-pa-15-milione-eurot-e-fmnse/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala