Kosova mbetet pa Guvernator të Bankës Qendrore

Autori:Gazeta Fjala

656X37364677Bedri_hamza_BQK

Bedri Hamza pas zgjedhjes ministër i Financave nuk mund të jetë guvernator i Bankës Qendrore.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza është zgjedhur sot ministër i Financave.

Përkundër që në ueb-faqen e Bankës Qendrore të Kosovës nuk ka asnjë njoftim, zgjedhja si ministër i financave ia pamundëson atij të ushtrojë edhe detyrën e Guvernatorit të Republikës së Kosovës.

KALLXO.com ka tentuar të marrë një përgjigje nga zyrtarët e BQK-së, por ata nuk u janë përgjigjur thirrjeve telefonike.

Ndërkohë, në ueb-faqen e BQK-së lajmi i fundit është për takimin e Hamzës në cilësinë e guvernatorit me drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor zonjën Linda VanGelder.

Neni 40, pika 3 e Ligjit për BQK-nëp ndalon që kuvendarët dhe anëtarët e kabinetit qeveritar të jenë në pozitën e guvernatorit.

“Asnjë  person  nuk  do  të  shërbejë  në  organet  vendimmarrëse  të  Bankës  Qendrore  përderisa është  anëtar  i  Kuvendit  të  Republikës  së  Kosovës,  i  Qeverisë,  zyrtar  i  një  ministrie  të  Qeverisë, ose  i  ndonjë  entiteti  publik  tjetër…”, thuhet në nenin 40, pikën 2 të Ligjit për BQK-në.

Për Hamzën ardhja në krye të Ministrisë së Financave nuk është gjë e re, pasi ai nga pozita e ministrit të Financave ishte zgjedhur Guvernator i Republikës së Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kosova-mbetet-pa-guvernator-te-bankes-qendrore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala