Kosova humb nga Maqedonia

Autori:Gazeta Fjala

Basketball-topi-ne-kosh-tjeter

Kosova ka pësuar humbje 87:74 nga Maqedonia dhe për t’i kaluar parakualifikimet, “Dardanët” tani duhet të fitojnë ndaj Estonisë me 27 pikë dallim.

Kosova e nisi mirë çerekun e parë, duke triumfuar 22:19, derisa “Dardanët” e mbyllën pjesën e parë 41:40, shkruan Gazeta Express.

Por, gjithçka ndryshoi në çerekun e tretë, ku maqedonasit u rikthyen në lojë dhe arritën të mbyllin çerekun e tretë me nëntë pikë diferencë, 63:54.

Edhe çereku i tretë i takoi Maqedonisë ku në fund triumfoi me rezultat 87:74.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kosova-humb-nga-maqedonia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala