Kosova fiton zyrtarisht kodin +383 nga ITU

Autori:Gazeta Fjala

kodi telefonik

Kosova edhe zyrtarisht e ka fituar kodin telefonik +383.  Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) e ka botuarbuletinin e vet në të cilin ka sqaruar se Kosovës i është ndarë numri thirrës treshifror +383.

Kosova këtë numër e ka marrë me lejen e Serbisë. Ministri serb i telekomunikacionit Rasim Lajiq më 3 dhjetor i ka dërguar një letër ITU-së në të cilën ka theksuar se jep pëlqimin për numrin thirrës treshifror +383 për rajonin gjeografik Krahina Autonome e Kosovë – Metohisë.

Marrjen e kodit e ka konfirmuar edhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri, duke treguar se shteti i Kosovës u bë me kod telefonik ndërkombëtarë 383 të cilën ITU ia alokoi edhe zyrtarisht.

“Poashtu, bëjmë me dije opinionin se ITU në pajtim me marrëveshjen e telekomit ka publikuar kodin telefonik për Kosovën. Ky lajm përbën një të arritur historike për fushën e telekomit dhe fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kosova-fiton-zyrtarisht-kodin-383-nga-itu/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala