Kosova (F) për fitoren e dytë në Slloveni

Autori:Gazeta Fjala

Screenshot_1 (1)

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sot, në orën 17:00, do të luajë ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021 kundër Sllovenisë.

11:12 | 3 Shtator 2019
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sot, në orën 17:00, do të luajë ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021 kundër Sllovenisë.

Ekspedita e Dardaneve ka udhëtuar të dielën në Slloveni, derisa dje përzgjedhësja Afërdita Fazlija në stërvitjen e fundit para kësaj ndeshjeje i ka dhënë instruksionet e duhura futbollisteve për këtë përballje.

Atmosfera në kampin e Dardaneve është shumë e mirë, derisa pas fitores së arritur kundër Turqisë (2:0), optimizmi për rezultat pozitiv në Slloveni është i madh.

Shto faktin se Sllovenia në ndeshjen e parë pësoi humbje minimale nga Rusia.

Rezultati pozitiv në ndeshjen e sotme do t’i rriste gjasat për kualifikimin në Evropian.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kosova-f-per-fitoren-e-dyte-ne-slloveni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala