Kosova e Shqipëria paguajnë “autostradën energjetike” që e mban të bllokuar Serbia

Autori:Gazeta Fjala

energjia

Në qershorin e këtij viti, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës do të paguajë 1 milionëshin e dytë për kredinë shumëmilionëshe për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe me Shqipërinë.

Edhe kjo e fundit pritet të nisë pagesën e kredisë, për këtë linjë që po vazhdon të mbetet e pafunksionalizuar, për shkak të bllokadës së Serbisë.

Kjo e fundit po vazhdon të bëjë obstruksione, duke shkelur marrëveshjen e arritur në Bruksel.Një veprim të tillë e bëri edhe para afërsisht dy javësh, kur sërish aplikoi për regjistrim të kompanisë dhe që sërish ishte në kundërshtim me marrëveshjen e arritur, raporton KTV.

Edhe pse ishte e vetëdijshme për shkeljen e marrëveshjes, Serbia tash ka kërkuar sqarime nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë se për çfarë arsye i është anuluar kërkesa, pavarësisht se statuti i kompanisë binte ndesh me marrëveshjen e arritur në Bruksel, rrjedhimisht me ligjet e Kosovës.

Nga gjithë kjo situatë, KOSTT-i po dëmtohet shumë. Duke parë se as Brukseli dhe as ENTSOE-ja nuk po arrin të gjejnë zgjidhje, KOSTT-i ka nisur lobimin nëpër shtetet që janë anëtare të kësaj organizate evropiane.

Hasani ka përmendur edhe një propozim që po sillet kohëve të fundit për tejkalimin e situatës.ëse kjo bllokadë nuk gjen zgjidhje, atëherë KOSTT-i do të shfrytëzojë kartën e fundit, atë të dërgimit të Serbisë në Arbitrazh.

Nga ana tjetër, shoqëria civile e bën fajtore kryekëput ministren në largim të dialogut, Edita Tahiri që sipas tyre, është ngutur të bëjë marrëveshje sa për sy e faqe./ raporton KTV/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kosova-e-shqiperia-paguajne-autostraden-energjetike-qe-e-mban-te-bllokuar-serbia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala