Kosova e Shqipëria do të mësojnë gjuhën dhe historinë e njejtë

Autori:Gazeta Fjala

shkolla nxenesit

Pas abetares, pritet që të nisë puna për unifikimin edhe të teksteve të historisë dhe të gjeografisë, në mënyrë që nxënësit e Shqipërisë dhe Kosovës të mësojnë me të njëjtat libra shkollorë.

Ministri kosovar i Arsimit, Arsim Bajrami thotë se ka ardhur koha që brezat e rinj të mësojnë historinë reale dhe unike të kombit.

“Ne do të donim që të kemi një histori të përbashkët, heronj e vlera të përbashkëta, sepse kemi kaluar nëpër sakrifica. Politika na ka ndarë për mbi 1 shekull. Gjeografia do të mësohet si gjeografi politike e Shqipërisë dhe Kosovës si e integruar, që njerëzit të dinë që jemi një komb, kemi një gjuhë, një origjinë dhe gjithashtu duhet ta njohim tërësisht njëri-tjetrin”, thotë Bajrami për TopChannel.

Por veç njehsimit të sistemit parauniversitar po punohet që edhe arsimi i lartë të jetë i njëjtë në Shqipëri e Kosovë, në mënyrë që të kryhet njehsimi i diplomave.

“Në nivel parauniversitar kemi nisur me tekste të përbashkëta. Pas abetares do të kemi tekstet e historisë, gjeografisë, lëndëve ekzakte etj. Edhe për shkollat profesionale po bëjmë tekste të përbashkëta, por më i rëndësishëm është programi i përbashkët i universiteteve, sepse të dyja shtetet janë në fazën e reformimit të arsimit të lartë”, nënvizon Bajrami.

Unifikimi i teksteve të lëndëve shoqërore mes Shqipërisë dhe Kosovës do të ndihmojë që nxënësit të ecin me të njëjtat hapa.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kosova-e-shqiperia-do-te-mesojne-gjuhen-dhe-historine-e-njejte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala