Haradinaj: Kosova e meriton Ushtrinë dhe partneritetin e NATO-s

Autori:Gazeta Fjala

tmp_17539-ramush_haradinaj793456965

Kryeministri Ramush Haradinaj në fjalën e tij para konferencës së NATO-s ka thënë se Kosova si partneritete e kësaj organizate e meriton ta ketë Ushtrinë e saj. Kësisoj, ajo do të mund ta ndihmonte NATO-n në procesin e saj drejt sigurisë rajonale.

“Kosova e meriton të anëtarësohet në NATO. Ne e duam NATO-n të qëndrojë në Kosovë. Po bëjmë të gjitha përpjekjet për të themeluar FAK-un, besojmë se deri në 2020 ta përmbyllim anëtarësimin në NATO. Ne e shohim NATO-n si faktor të posaçëm të stabilitetit rajonal, sidomos në luftimin e radikalizmit, e shohim si ndihmesë për Kosovën që Kosova të ndalojë se absorbuari siguri dhe t`i ofrohet ta ndihmojë sigurinë. FAK-u do e ndihmonte këtë proces dhe sigurin gjithë qytetarët në Kosovë”, ka thënë Haradinaj

Ai ka shtuar se shtetet rajonale përballen me sfida të ndryshme, duke theksuar ndërhyrjen e Rusisë në Ballkan, ekstremizmin, krimin e organizuar, rrezikun kibernetik, rreziqet sociale-ekonomike, por që NATO-ja ndihmon në këtë drejtim dhe Kosovës duhet t`i lejohet që me Ushtrinë e saj të veprojë bashkarisht me NATO-n në këtë drejtim

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kosova-e-meriton-ushtrine-dhe-partneritetin-e-nato-s/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala