Kosova dhe Sllovenia synojnë bashkëpunimin reciprok ekonomik

Autori:Gazeta Fjala

unnamed (1)

Është zhvilluar në Prishtinë Sesioni i parë i Komisionit të Përbashkët Ekonomik Kosovë – Slloveni.

Në Komisionin e bashkudhëhequr nga përfaqësuesi i palës kosovare, Guner Ureya dhe përfaqësuesja e palës sllovene, ambasadorja Alenka Suhadolnik, janë trajtuar temat si: bashkëpunimi në fushën e tregtisë, industrisë, turizmit, kulturës, rinisë, sportit, arsimit, shkencës, teknologjisë, mjedisit, trajtimi i ujërave, ICT, digjitalizimi, shkencat, si dhe menaxhimi i financave publike.

Protokolli i sesionit të parë do të nënshkruhet të martën gjatë Forumit Ekonomik Kosovë Slloveni, në praninë e zëvendëskryeministrit të parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe homologut të tij slloven, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Karl Erjavec.

Protokolli i Komisionit të përbashkët ekonomik do të kontribuojë në orientimin e institucioneve të Kosovës në raport me institucionet e Sllovenisë dhe njëkohësisht do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit të gjithanshëm të të dyja shteteve, thuhet në komunikatë. Viagra Sublingual buy cialis online

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kosova-dhe-sllovenia-synojne-bashkepunimin-reciprok-ekonomik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala