Kosova, arsyeja e vetme pse Gjuriq e Rakiq shkuan në Moskë

Autori:Gazeta Fjala

Goran_rakiq1500816732

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot kanë shkuar në Moskë.

Ata, kanë thënë se në Moskë do të takohen me një delegacion të lartë të partisë në pushtet, Rusia Unike, dhe mes të tjerash do të bisedojnë edhe për zgjedhjet lokale në Kosovë.

“Lista Serbe i është falënderuese mbështetjes që e merr nga Rusia e Bashkuar e Putinit”, ka thënë Rakiq para takimit të sotëm, thuhet në një njoftim të Listës Serbe.

Rakiq ka shtuar se kolegëve rusë do t’ua përcjellë falënderimet e serbëve të Kosovës për “gjithë çka ka bërë Rusia dhe partia e presidentit Vladimir Putin deri më tani në skenën ndërkombëtare për çështjen e Kosovës”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kosova-arsyeja-e-vetme-pse-gjuriq-e-rakiq-shkuan-ne-moske/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala