“Kosova A” do të fiket kur të ndizet “Kosova e Re”

Autori:Gazeta Fjala

kosova-a_1501426387-7949075

Qeveria e Kosovës është përcaktuar që ta mbajë gjallë edhe për disa vite njërin prej ndotësve më të mëdhenj në vend, termocentralin “Kosova A”.

Ai nuk do të fiket pa u ngritur e aktivizuar termocentrali “Kosova e Re”, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo politikë është vendosur në Strategjinë për energjinë, e cila i referohet periudhës 2017-2026. Dokumenti është miratuar në fund të javës së shkuar dhe përcakton objektivat themelore të Ekzekutivit për zhvillimin e sektorit të energjisë.

Janë listuar disa objektiva, e para nga të cilat është sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm dhe cilësor me energji dhe me kapacitete të nevojshme për një sistem stabil energjetik. E, arritja e këtij objektivi është e bazuar në 14 masa.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kosova-a-do-te-fiket-kur-te-ndizet-kosova-e-re/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala