Kosnett me kritika të ashpra për Kosovën: Po vazhdoni të frenoheni nga korrupsioni

Autori:Gazeta Fjala

pkosnett_1544274656-495533

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, tha se Kosova vazhdon të frenohet nga korrupsioni, sulmet kundër gazetarëve, dëbimi i shtetasve të huaj pa një proces të rregullt dhe dhuna kundër pakicave.

Kosnett i bëri komentet në Twitter, pas publikimit të raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2018.

Ky raport, në pjesën për Kosovën, nxori si probleme: “kthimin e detyrueshëm të refugjatëve ose azilkërkuesve, korrupsionin endemik në qeveri, dhunën dhe kërcënimet e dhunshme kundër gazetarëve dhe sulmet kundër anëtarëve të pakicave etnike ose komuniteteve të tjera të margjinalizuara”.

Raporti vuri veçanërisht theksin te rasti i dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, ku ata, siç thuhet, janë kërkuar “nën akuza të paqarta”.

Dëbimi, i cili ka ndodhur në mars të vitit të kaluar, vazhdon të shkaktojë reagime nga qarqe të ndryshme për mënyrën se si është realizuar.

OJQ-të dhe Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë kanë thënë se qeveria ua ka mohuar të drejtën shtetasve turq për të kërkuar azil ose për të apeluar vendimin për dëbim para gjykatës.

Presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës patën thënë se nuk kanë pasur njohuri lidhur me rastin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kosnett-me-kritika-te-ashpra-per-kosoven-po-vazhdoni-te-frenoheni-nga-korrupsioni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala