Kosnett e vlerëson Policinë e Kosovës: Njëri ndër institucionet më të besueshme

Autori:Gazeta Fjala

70410310_488991711925454_882532680300756992_n-600x360

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm dhe më i vlerësuar nga qytetarët dhe ndërkombëtarët.

Kosnett vlerësoi lart pjesëmarrjen e grave në Policinë e Kosovës.

Ndërsa kërkoi nga ky institucion bashkëpunim sa më të madh me komunitet, në mënyrë që qytetarët ta shohin policinë si fqinjë.

“Qytetarët e vlerësojnë Policinë e Kosovës si njëri ndër institucionet me të besueshme. Policia ka shtuar pjesëmarrjen e grave në 15% një arritje e shquar. Rreth 60% e policisë shprehen se i flasin të dy gjuhët shqipe dhe atë serbe. Sot policia po punon që të sigurojë që çfarëdo veprimi të ngjallin sigurinë në tërë vendin. Qasja e Policisë se Kosovës në bashkëpunim me policisë në bashkësi e kthen secilin policë në përshtatje të bashkësisë. Marrëdhëniet kur qytetarët e shohin policinë si fqinjë, policia në bashkësi ka qenë transformuese sidomos në New York.  Përderisa policia përballet me të gjitha SHBA qëndron krah për krah me juve”, tha Kosnett.

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jan Brathu, ka thënë se OSBE ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë në forcimin e kapaciteteve për të luftuar krimin e organizuar.

“Është kënaqësi dhe nder të jem këtu për të festuar 20 vjetorin e themelit te Policisë së Kosovës. Në përputhje me mandatin tonë që rrjedh nga këshilli i përhershme, një ndër prioritet tonë ishte që të bëhet një polici e përkohshme që OSBE e themeloj.

OSBE trajnoj mbi 4 mijë policë. Me kalimin  viteve ne kemi vazhduar të kontribuojmë në forcimin e kapaciteteve dhe për të luftuar krimet në shumë fusha. Ne mbështesim Policinë e Kosovës që të forcohen edhe me tej kapacitet që më sukses të kryhen detyrat. OSBE çmon shumë konceptin e policisë në komunitet. Përmes policisë në komunitet ju jeni të paret që mund ti vëreni krimet dhe terrorizmin. Përmes përpjekjeve të policisë shohim ngritjen e grave në pozita dhe besoj që do të shënojmë edhe me tutje në Kosovë. Policia e Kosovës shënon një besim të lartë nga qytetarët, ku me 61 % është besueshmëri gjë që është vlera më e lartë në të gjitha institucionet e Kosovës. Ne mirëpresim rastin për veprime të specializuara për vitet e ardhshme, për të përmirësuar shkathtësitë e policëve në fusha të ndryshëm”, tha ai.

Kët deklarata ambasadorët Kosnett e Brathu i bërën në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kosnett-e-vlereson-policine-e-kosoves-njeri-nder-institucionet-me-te-besueshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala