Korrupsioni po e ngulfatë shtetin

Autori:Gazeta Fjala

screen-21.38.37[13.03.2019]

Korrupsioni në Kosovë vazhdon të mbetet një prej temave më të përfolura në vend. Rastet e shumta të raportuara po bëjnë që sirtarët e Gjykatave të mbushen përplot me aktakuza.

Madje kjo gjë vazhdon të jetë një ndër ‘betejat’ më të rëndësishme të shtetit për të arritur deri tek liberalizimi i vizave.

Luftimi i korrupsionit vazhdon të jetë kërkesë serioze për t’u plotësuar nga kosovarët në mënyrë që evropianët të hapin rrugë për anëtarësim.

Përgjatë viteve 2016, 2017, 2018 gjykatat në Kosovë trajtuan raste të shumta të korrupsionit, porse shumë të tjera kanë mbetur ende të pazgjidhura, transmeton Indeksonline.

Në raportimet e fundit janë publikuar edhe numrat e lëndëve të korrupsionit.

Gjithsej lëndë të zgjidhura të korrupsionit në vitin 2016 ishin 284, në vitin 2017 ishin 254 kurse në vitin 2018 vetëm 202.

Ndërsa lëndë të pazgjidhura në vitin 2016 ishin gjithsej 355, në vitin 2017 ishin 305 raste dhe në vitin 2018, 263.

Mos i humb

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/korrupsioni-po-e-ngulfate-shtetin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala