Koreja e Veriut: Lufta e pashmangshme, fajin e ka SHBA!

Autori:Gazeta Fjala

korea

Nga Koreja e Veriut kanë ardhur deklarata aspak të mira sa i përket paqes në botë.

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut ka thënë së fundmi se lufta është bërë e pashmangshme pas “kërcënimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe stërvitjet e mëdha ushtarake, të cilat janë duke u kryer nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut”.

“Shpërthimi i luftës është bërë ‘një fakt i vërtetuar’”, ka thënë zyrtari koreanoverior.

Zyrtari fajësoi “luftën kundër terrorizmit” dhe “stërvitjen e përbashkët më e madhe ndonjëherë ajrore” mes SHBA dhe Koresë së Jugut për shtyrjen e gadishullin në prag të një lufte të mundshme.

Deklarata u botua nga agjencia e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut, duke iu referua komenteve të Mike Pompeo, drejtorit të CIA-s, i cili tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, nuk e kupton se sa serioze është gjendja aktuale në Azinë Verilindore./TCh/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/koreja-e-veriut-lufta-e-pashmangshme-fajin-e-ka-shba-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala