Kopshtari amerikan thyen rekordin botëror të karrotës më të madhe

Autori:Gazeta Fjala

auto_karrota-10-kg-587x3641507838625

Kopshtari amerikan Christopher Qualley nga Minnesota ka arritur të hyjë në librin e rekordeve “Guinness” me karotën më të madhe në botë.

Me 10.16 kilogramë, zyrtarisht ai hyri në librin e rekordeve për karotën më të rëndë në botë.

Ai ka thënë se ky ishte edhe qëllimi i tij, përcjell albinfo.ch.

“Ky ishte qëllimi im. Mendoj se të gjithë që rrisin fruta dhe perime gjigante mendojnë se si të vendosin rekord botëror dhe isha me fat që unë e realizova dëshirën time”, ka thënë.

Qualley ka treguar se edhe pse fitoi rekordin nuk e ka ngrënë karotën pas çmimit.

“Kam mundur ta haja, por e ripërpunova në shpresën se do të kem sërish karrota të tilla”, ka shtuar Qualley.

Rekordi botëror për karrotën më të rëndë në botë ishte 9.1 kilogramë i vendosur më 12 shtator të vitit 2014.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kopshtari-amerikan-thyen-rekordin-boteror-te-karrotes-me-te-madhe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala