Kontrollet brenda Schengenit pritet të hiqen

Autori:Gazeta Fjala

avramopulos_1505383105-8847768

Komisioneri i BE-së për Migracion, Dimitris Avramopulos, konsideron se nuk duhet të vazhdohen masat e jashtëzakonshme të kontrollove brenda Zonës Schengen pasi kriza me emigrantë është zbutur.

Bashkimi Europian i kishte lejuar Austrisë, Danimarkës, Gjermanisë, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së që të vazhdojnë procedurën e kontrollimit të dokumenteve personale në pikat e tyre kufitare.

Avramopoulos ka thënë se këto verifikime kanë qenë të arsyeshme, por shkaqet për të cilat janë vendosur nuk ekzistojnë më.

“Besoj se ka ardhur koha që t’i kthehemi funksionimit normal të Schengenit”, u ka thënë gazetarëve komisioneri Avramopoulos.

Sipas tij, marrëveshja me Turqinë për emigrantët është duke funksionuar mirë, vala e emigrantëve në ishujt grekë ka rënë për 81% në muajin e kaluar, në krahasim me gushtin e vitit 2016.

“Ka dy vjet që po punojmë në kushte t; krizës, por tani është koha që të dalim nga ajo”, ka thënë zyrtari i Brukselit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kontrollet-brenda-schengenit-pritet-te-hiqen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala