Kontribuesit më të mëdhenj në ndotjen e ajrit në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

Ndotja

Ajri është një element mjaft i rëndësishëm për shëndetin e njeriut dhe në përgjithësi i mjedisit që na rrethon, i cili vazhdimisht është nën ndikim të ndotjes. Edhe pse ndotja e ajrit vjen nga aktivitetet njerëzore, ai gjithashtu mund të ndikohet edhe nga fenomenet natyrore.

Ndotja e ajrit ndodh kur në ajër lirohen substanca në sasi që mund të dëmtojnë shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe bimëve ose mund të shkaktojnë dëme materiale. Disa ndotës të ajrit mund të kenë edhe ndikime globale – p.sh. rritja e efektit të gazeve serrë ose dëmtimi i shtresës së ozonit.

Të dhënat për cilësinë e ajrit në Kosovë janë të mangëta për shkak të mungesës së rrjetit të monitorimit të cilësisë së ajrit. Po ashtu, ende nuk është bërë inventarizimi i ndotësve dhe nuk është përpiluar kadastra e ndotësve të ajrit. Si rrjedhojë e kësaj gjendjeje nuk mund të flitet me kompetencë për nivelin aktual të ndotjes së ajrit dhe cilësinë e tij.

Si burime kryesore të ndotjes së ajrit në Kosovë konsiderohen sektori i energjetikës, komunikacioni dhe industria e rëndë.

Aktualisht kontribuesit më të mëdhenj të ndotjes së ajrit janë:

-KEK-u që përfshinë termocentralet (Kosova A dhe Kosova B) dhe mihjet sipërfaqësore të linjitit në Obiliq ;

-Komunikacioni (trafiku rrugor, ajror dhe hekurudhor)

-Kompleksi industrial Ferronikeli në Gllogovc;

-Fabrika e çimentos-Sharcem në Han të Elezit ;

-Kompleksi industrial në Mitrovicë;

-Sistemet për ngrohje qendrore (Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë);

-Industria e rëndë bazike (aktualisht nuk funksionon) në Gjakovë, Pejë dhe Gjilan;

-Deponitë e mbetjeve urbane dhe atyre industriale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kontribuesit-me-te-medhenj-ne-ndotjen-e-ajrit-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala