Kontrabandë më ujëmatës

Autori:Gazeta Fjala

auto_IMG_37581437210226

Dogana e Kosovës përmes një komunikatë për media ka njoftuar se gjatë kësaj jave oficerët doganor të Drejtorisë rajonale të Podujevës kanë arritur që të kapin njëkohësisht të parandalojnë disa tentime për kontrabandim të mallrave të ndryshme.

Në njoftim thuhet se gjatë importit nga një kompani kosovare, që merret me material ndërtimor më saktësisht të blloqeve për ndërtim (tullave) kishte paraqitur për zhdoganim në Drejtorin rajonale të Podujevës ngarkesën e saj.

Gjatë kontrollit të kësaj maune oficerët doganor  në mes të maunës hasën në dy paketime, ku pas hapjes u konstatuan se janë ujëmatës të cilët me qëllim ishin futur në mes të maunës ashtu që të kontrabandohen. Fatkeqësisht në Kosovës ende ka kompani të cilat përkundër lehtësirave në të bërit biznes të cilat iu ofrohen nga institucionet e Kosovës ato ende tentojnë të përfitojë përmes kontrabandimit, kanë njoftuar zyrtarët doganor.

“ Kurse rastet tjera ishin kryesisht me mos deklarim të sasive të sakta gjatë importimit të mallrave të tekstilit dhe mallrave të përdorura me origjinë nga Gjermania. Respektivisht vlera e mallrave të padeklaruara ishte 5400 euro dhe 1400 euro në rastin e dytë.

Mallrat janë konfiskuar dhe kompanitë importuese janë gjobitur në tri raste e zbuluara nga Drejtoria Rajonale e Podujevës” thuhet ndër të tjera në komunikatën e Doganës së Kosovës.

Image
Image

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kontrabande-me-ujemates/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala