Konjufca, kryeministrit: Mos prit në takime kriminel

Autori:Gazeta Fjala

glauk konjufca

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca e ka kritikuar protokollin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Saktësisht rreth takimeve të kryeministrit siç ka thënë Konjufca “me grupe kriminale”.

Konjufca madje i ka rekomanduar kryeministrit një këshilltarë që do ti tregonte se me kë duhet të takohet.

“Kryeministër ti duhet me e pas një këshilltarë që të këshillon me kënd me u taku. Ju keni pritur në takime njerëz me të kaluar kriminale”, ka thënë Konjufca. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/konjufca-kryeministrit-mos-prit-ne-takime-kriminel/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala