Konfiskohen 36 vetura të padoganuara

Autori:Gazeta Fjala

autosallon vetura

Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth 36 vetura të padoganuara.

Divizioni i Komunikacionit Rrugor ka vazhduar me implementimin e Planit Operativ “Veturat e padoganuara”. Gjatë realizimit të planit, në rajonin e Prishtinës, janë identifikuar dhe konfiskuar gjithsej 36 vetura të padoganuara të cilat janë hasur duke qarkulluar në trafikun rrugor.

“Plani ka qëllim identifikimin, ndalimin dhe largimin nga komunikacioni të veturave të cilat qarkullojnë të padoganuara. Mjetet në fjalë nuk u nënshtrohen rregullave teknike dhe atyre procedurale, janë të pasiguruara dhe u shmangen të gjitha taksave të parapara ligjore. Gjithashtu, këto mjete jo rrallë herë janë pjesëmarrëse në aksidente të trafikut rrugor, me çka rrezikohet siguria e pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Kjo e fundit u bënë thirrje ngasësve të veturave të padoganuara që të mos dalin me vetura të tilla në trafik, pasi veturat e tilla do të ndalohen dhe sekuestrohen.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/konfiskohen-36-vetura-te-padoganuara/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala