Konfiskohen 30 mijë euro mallra kontrabandë

Autori:Gazeta Fjala

dogana

Dogana e Kosovës ka konfisku afro 30 mijë euro pije jo alkoolike dhe gjësende tjera të kontrabanduara në dy ndërmarrje tregtare në Prishtinë.

Në një njoftim të lëshuar për medie thuhet se gjatë kësaj jave Dogana ka ushtruar kontrolle në lokalitete të ndryshme ashtu që të verifikojë prejardhjen e mallrave të ndryshme.

Gjithashtu është zhvilluar edhe një operacion kontrolli te dy kompani të dyshuara se janë në posedim të mallrave të kontrabanduara.

“Dogana e Kosovës ka ndërmarrë një operacion kontrolli ndaj dy subjekteve tregtare në katër lokacione të ndryshme që përdoren nga këto subjekte, dy prej tyre shtëpi banimi dhe dy lokacione afariste të gjitha në Prishtinë”.

Kontrolli është bërë pas pranimit të informatave për mundësi kontrabandimi nga kompanitë. Pas urdhrit për kontroll të lëshuar gjyqtari kompetent dogana ka realizuar kontrollet.

Kontrolli ka rezultuar me zbulimin e mallrave në vlerë afër 30 mijë euro kryesisht pije jo-alkoolike dhe gjësende të tjera.

Të gjitha mallrat pas verifikimit janë konfiskuar si dhe filluar procedura kundërvajtjeve kundrejt kompanive dhe personave të involvuar.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/konfiskohen-30-mije-euro-mallra-kontrabande/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala