Konfiskohen 20 tonë mish me afat të skaduar

Autori:Gazeta Fjala

mishi

Për të dytën herë brenda një periudhe të shkurtër është tentuar që të futet mish me afat të skaduar nga Belgjika në Kosovë.

Në pikën kufitare në Vërmicë, Dogana, së bashku me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, kanë konfiskuar rreth 20 tonë mish gjedhi me afat të skaduar.

Mishi i ardhur nga Belgjika është dërguar për shkatërrim. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e ka dërguar në prokurori lëndën ndaj kompanive të përfshira në këtë import.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/konfiskohen-20-tone-mish-me-afat-te-skaduar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala