Komuna e Klinës blenë 2 mijë euro tavolina e karriga

Autori:Gazeta Fjala

klina_2013

Kryetari i ri i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj po del të mos jetë hiq kursimtar kur vie puna për kabinetin e tij. Komuna në krye me Elezajn, ka vendosur të blejë tavolina e karriga në vlerë prej 2 mijë e 600 euro.

“Furnizim me invantar- Tavolin oveale- riparimi i pjese baze -Mbuleses Furnizim me tavoline pune oviale dimenz, 120×160 cm -cope 1 karrika cilesore levizese 30 cope”, thuhet në dosjen e tenderit të publikuar nga ky institucion, në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.

E për ketë tender kishte shumë të interesuar. 27 është numri i kompanive që kishin dorëzuar aplikacionet e tyre për të furnizuar Kabinetin e Kryetarit me këtë inventar. Por, vetëm dy kompani ishin shpallur të përgjegjshme.

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se tenderin e ka fituar Kompania N.P.SH. ” ELIONI.COM “.

Kontrata është nënshkruar me 2 shkurt./INFOKUSI/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/komuna-e-klines-blene-2-mije-euro-tavolina-e-karriga/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala