Komuna e Istogut blen 105 mijë euro dru

Autori:Gazeta Fjala

dru

Në komunën e Istogut duket se më së shumti para nga buxheti harxhohen për dru. Madje me mijëra euro.

Komuna e Istogut në krye me Haki Rugovën ka shpenzuar 105 mijë euro për furnizim me dru për institucionet komunale, shkruan Infokusi.com.

“FURNIZIMI I INSTITUCIONEVE KOMUNALE ME LENDE DJEGESE-DRU”

Kështu thuhet në njoftimin për dhënie të kontratës që ka publikuar kjo komunë në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

E kompania që do të furnizojë këto institucione me dru për 10 muaj është N.T. “Charly”.

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se kontrata është dhënë më 21 shkurt të 2018, ndërsa planifikohet të nënshkruhet më 5 mars të po këtij viti. cialis purchase Viagra Professional cheap /INFOKUSI/.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/komuna-e-istogut-blen-105-mije-euro-dru/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala