Komisioni i Konkurrencës nis hetime ndaj IPKO-s (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

ipko

Komisioni Kosovar i Konkurrencës ka nisur procedurë hetimore ndaj operatorit IPKO lidhur me një marrëveshje të dyshimtë që kjo e fundit ka me Digit Alb.

Rastin në institucionin e konkurrencës e ka ngritur Telekomi i Kosovës, ndërsa hetimet pritet të zhvillohen mbi dyshimet për prishje të konkurrencës në treg, shkruan Gazeta Fjala.

“Sot në mbledhjen e radhës së Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, u vendos për fillimin e procedurës hetimore kundër IPKO Komunikimet dhe Digit Alb SH.A”, thuhet në një komunikatë për media të Komisionit të Konkurrencës.

Dyshimet fillestare janë se përmes kësaj marrëveshje po ndikohet negativisht mbi konkurrencën  në treg.

“Autoriteti duke pasur parasysh kërkesën e Telekomit të Kosovës, SH.A  me seli ne Prishtinë – Dardania p.n, me Nr.Prot.298/15-01 Datë:10.03.2017, të bëjë vlerësimin ex-post të objektit të Marrëveshjes Ekskluzive e lidhur  ndërmjet operatorëve ekonomik Ipko Komunikimet me Digit Alb, SH.A  në mënyrë që të analizohet nëse ka ndikim mbi konkurrencën në treg”, thuhet tutje në njoftimin e KKK-së. /Gazeta Fjala/

ipkoooooooooo

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/komisioni-i-konkurrences-nis-hetime-ndaj-ipko-s-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala