KOMF kërkon të përmirësohet situata e fëmijëve në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

unnamed

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, ka lansuar Indeksin e Mbrojtjes së Fëmijës, thuhet në komunikatën e dërguar nga KOMF, shkruan Gazeta Fjala.

Pikë kryesore e diskutimit ishte mbrojtja e fëmijëve të përfshirë në punët e rënda si dhe mbrojtja e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Kryeministri Isa Mustafa, në këtë rast ka thënë se indeksi është mjët i dobishëm, i cili identifikon nevojat dhe mangësitë në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve, krijon mundësi për krahasime brenda rajonit me qëllim avokimi dhe financimi etj.

Ndërkaq, shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se institucionet e vendit duhet të ndërtojnë kapacitetet e kërkuara sa i përket mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.

“Kemi parë përmirësime në kornizën ligjore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, por mendojmë se duhet të bëhet më shumë përmes alokimit të buxhetit adekuat për mbrojtjen e fëmijëve dhe krijimit të Grantit Specifik për Shërbime Sociale në kuadër të Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal”, ka thënë ajo./GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/komf-kerkon-te-permiresohet-situata-e-femijeve-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala