Komentatori bërtet si i ‘çmendur’ për golin e bukur të Celinës (VIDEO)

Autori:Gazeta Fjala

celina-852x460

Bersant Celina e ka dyfishoi epërsinë e Swansea Cityt në ndeshjen kundër Manchester Cityt, e cila po zhvillohet në kuadër të çerekfinaleve të FA Cup.

Në minutën e 29-të të ndeshjes, Celina e shënoi golin e dytë të ndeshjes, duke e dërguar skuadrën e tij në epërsi me rezultat 2:0, kundër ish-klubit, Manchester Cityt.

Pothuajse po aq mbresëlënës sa festimi i Celinës për këtë gol ishte edhe komentimi  i golit.

“Dhe Celinaaaa! Çfarë goli i mrekullueshëm për Swansea Cityn! Ata janë në epërsi 2:0 dhe është ish-lojtari i Manchester Cityt i cili ia jep këtë epërsi”, dëgjohet duke thënë komentatori, pas golit të Celinës.

Celina, i cili është ftuar nga Bernard Challandes për ndeshjet e marsit me Danimarkën (21 mars) dhe Bullgarinë (25), i ka dërguar sinjale trajnerit zviceran se është gati dhe në top formë – ashtu si sulmuesit tjerë, si Rashica, Muriqi e Zeneli, që nuk po ndalen së shënuari së fundmi nëpër ligat Evropiane.
 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/komentatori-bertet-si-i-cmendur-per-golin-e-bukur-te-celines-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala