Kodi Civil i Kosovës do të bëhet si ai i Gjermanisë

Autori:Gazeta Fjala

abelard

Jeta e qytetarëve të Kosovës do të rregullohet dhe mbrohet edhe më shumë për nga ana ligjore.

Këtë Ministria e Drejtësisë po synon ta arrijë përmes kodit civil, i cili ka hyrë në fazën e dytë të hartimit.

Kodi civil për model do ta ketë atë të shtetit gjerman, mirëpo do të hartohet në harmoni të plotë me ligjin e trashëgimisë, atë të pronës dhe ligjin e familjes.

Gjatë këtij diskutimi u tha se po punohet intensivisht që drafti të jetë i gatshëm vitin e ardhshëm për t’u dërguar në Qeveri e më pas edhe në Kuvend, raporton KTV.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, deklaroi se hartimi i Kodit Civil është prioritet i dikasterit, të cilin e drejton, ndërsa e ka konsideruar atë si dokumentin më të rëndësishëm pas Kushtetutës.

Ndërkaq, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, ka bërë thirrje që gjatë punimeve në këtë projekt të ketë transparencë dhe të evitohen paqartësitë në mënyrë që njerëzit të gjejnë më lehtë rrugën ligjore.

“Konsultimi publik është shumë i rëndësishëm, andaj ne inkurajomë të gjithë që t’i japin trajtë të ardhmes së Kosovës. Projekti do të sjellë transparencë të plotë, sepse kjo është e vetmja mënyrë që të dëgjohen zërat e të gjithëve. Kjo u ndihmon të gjithëve që të gjejnë gjuhë në baza ligjore”, ka thënë ajo.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian me afër dy milionë e gjysmë euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kodi-civil-i-kosoves-do-te-behet-si-ai-i-gjermanise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala