Koalicioni s’ka vota as për projektbuxhetin 2018

Autori:Gazeta Fjala

b_1512630515-3783862

E nisur para dy ditësh, seanca ku pritej të bëhej shqyrtimi i parë i projektligjit për buxhetin e vitit 2018, ka përfunduar pa miratimin e këtij projektligji.

Partitë në pushtet dështuan ta votojnë këtë projektbuxhet, meqë pro tij votuan vetëm 58 deputetë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndërkohë, partitë opozitare nuk morën fare pjesë në votim, meqë ishin kundër mënyrës së përpilimit të këtij projektligji.

Përderisa opozita insistonte se ai është hartuar në mospërputhje të plotë me programin qeverisës, pozita e pohonte të kundërtën. Kështu gjatë kësaj seance dyditore (e martë, e mërkurë) pati shumë diskutime, kundërshtime, akuza e kundërakuza mes pozitës e opozitës.

Megjithatë Kuvendi miratoi Marrëveshjen  Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Pos kësaj, deputetët votuan edhe për miratimin e projektligjit mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Menjëherë pas kësaj kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, përmbylli seancën, pa arritur të kalojë në parim projektbuxheti për vitin 2018. Seanca e njëjtë ishte ndërprerë edhe të martën pasi në Kuvend nuk pati kuorum.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/koalicioni-ska-vota-as-per-projektbuxhetin-2018/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala