Koalicioni AAK-PSD prezanton plan programin

Autori:Gazeta Fjala

shpend

Kryetari i AAK-së njëherësh edhe kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj dhe lideri i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti janë duke bërë prezantimin e programit qeverisës për katër vjetët e ardhshme para qytetarëve në Biblotekën Kombëtare në Prishtinë.

Besnik Tahiri nga AAK-ja ka thënë se ky është një program i koalicionit fitues në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Në programin tonë ka zhvillim ekonomik, zhvillim të drejtësisë, forcimin e partneritetit me ndërkombëtaret si dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës në 100 për qind. Kosova ka përcaktuar objektivat e veçanta në arritjen e synimit 100 për qind shtet”.

Tahiri ka cekur edhe vendimet që janë marrë gjatë qeverisjes së kaluar,shkruan inFokus/

“Ne kemi arritur që me vendimet e marra për vendin tonë të përmbyllim etapën më të vështirë që për 20 vjet, ushtrinë e Kosovës, ligjet që kanë munguar për shumë vjet, s’jemi ndalur në rrafshin e brendshëm kemi konsoliduar mekanizmat e shoqërisë siç janë përkujdesjet për kategoritë e shoqërisë, tregun dhe mbrojtjen e tregut me 100 për qind taksë”.

Ai foli edhe për punësimin me të njofshëm që bëhet në Kosovë por sipas tij “ Ramush Haradinaj ia ka dhënë plumb ballin kësaj”./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/koalicioni-aak-psd-prezanton-plan-programin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala