KMDLNJ reagon ndaj deklaratave të Apostolovës për burgjet

Autori:Gazeta Fjala

E92AA6EA-C5BE-4CB9-A2B7-D919D27356C8_w1023_r1_s

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë ka reaguar ndaj deklaratave të Përfaqësueses së Bashkimit Evropian, rreth gjendjes nëpër burgjet e Kosovës.

“Përfaqësuesja e BE–së deklaroi se Kosova ka burgje të mbipopulluara dhe që përballen me radikalizëm dhe dhunë e që në fakt nuk përkon me realitetin nëse mbështetemi nga të dhënat monitoruese nga organizatat joqeveritare që monitorojnë këto institucione”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

“Mbipopullimi është fenomen që i takon së kaluarës dhe në Kosovë është e theksuar një qasje e mbrapshtë e ndërtimit të kapaciteteve të reja të burgjeve , në shpërputhje të madhe me nevojat që i ka Kosova, duke e krijuar një përshtypje se shoqëria kosovare është shumë e kriminalizuar”, theksohet në reagim.

KMDLNJ i kundërshton edhe deklaratat e Përfaqësueses së BE-së rreth përhapjes së radikalizmit nëpër burgjet e Kosovës.

Ky pohim, sipas KMDLNJ-së “përdoret kryesisht për qëllime politike”.

“Realisht, të drejtat dhe liritë fetare në burgjet e Kosovës respektohen në përputhje me Ligjin për Liritë dhe të Drejtat Fetare dhe asnjë i privuar nga liria nuk përjashtohet nga këto të drejta, që nga zbatimi i riteve fetare, shënimin dhe festimin e festave fetare , deri te shfrytëzimi i literaturës fetare që e marrin nga shtëpia apo që gjendet në bibliotekat e burgjeve”, theksohet ndër tjera në këtë reagim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kmdlnj-reagon-ndaj-deklaratave-te-apostoloves-per-burgjet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala