Klubet që shpenzuan më së shumti në sezonin 2017/18

Autori:Gazeta Fjala

barcaaaaa_1515709164-1571994

Barcelona ka shpenzuar më së shumti në sezonin 2017/18, ndërsa nga gjitha klubet e rëndësishme evropiane – Reali mbajti të mbyllur arkat, duke u renditur vetëm e 13’ta.

Barcelona është klubi që ka shpenzuar më së shumti për transferimin e lojtarëve për sezonin 2017/18. Raportohet se Barça shpenzoi 312.5 milionë për blerjen e pesë lojtarëve, duke mos llogaritur këtu bonuset që katalunasit do t’ia paguajnë Dortmundit e Liverpoolit për transferimet e Dembeles e Coutinhos.

E dyta renditet Manchester City, PSG në pozitën e tretë ndërsa top 5 mbyllet me Chelsea e Milan.

Besoni apo jo, nga 13 klubet më të mëdha Evropiane, Real Madridi shpenzoi më së paku, vetëm 42.5 milionë euro. Mungesa e Los Blancos në transferime, po vërehet në sezonin aktual që befasisht nga starti fantastik, tani po vuajnë për të gjetur formën e dikurshme.

Los Blancos gjenden 16 pikë prapa Barcelonës dhe La Liga mund të quhet si e humbur tashmë. Ndërsa në Champions League do të përballen me PSG-në, dhe nuk shihen aspak favorit për formën e dobët që po kalojnë, përcjell Gazeta Express.

13 klubet që shpenzuan më së shumti në sezonin 2017/18:

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/klubet-qe-shpenzuan-me-se-shumti-ne-sezonin-201718/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala