Klopp, trajneri që s’e ka problem të shesë yjtë e ekipit

Autori:Gazeta Fjala

auto_2017-12-30T154837Z_115497186_RC16ED358F30_RTRMADP_3_SOCCER-ENGLAND-LIV-LEI1515572017

Liverpooli mund të ketë përfituar një dëmshpërblim të majmë, por largimi i Philippe Coutinhos ka lënë një zbrazëtirë të madhe në repartin e mesfushës.

Megjithatë, Juergen Klopp është i njohur si trajner që nuk dorëzohet, pavarësisht largimeve. Në të vërtetë, ai nuk bën përpjekje asnjëherë për të ndalur yjtë e ekipit.

Kështu që, Klopp në një situatë të ngjashme ka qenë edhe më parë. Pas largimit të Coutinhos te Barcelona për 160 milionë euro, Klopp ka thënë se ishte e pamundur t’i pengohet mesfushorit një transferim i tillë.

“Ishte ëndrra e Coutinhos të luante te Barcelona dhe në momentin që e kam kuptuar, as që kam tentuar për ta bindur të mbetet te Liverpooli”, ka deklaruar Klopp.

Shumica e ekspertëve të Premier Leagues kanë mbetur të shtangur me deklaratën e Kloppit. Ata nuk po arrijnë të kuptojnë se si trajneri gjerman është dorëzuar kaq lehtë apo nuk ka bërë as tentimin më të vogël për ta mbajtur Coutinhon në ekip.

Mirëpo, asnjëri prej tyre nuk e di se Klopp për situata të tilla është përgatitur gjatë kohës sa ishte në krye të Borussia Dortmundi.

Tek ekipi gjerman ai është përballur me realitetin – largimin e yjve – për shkak se Dortmundi shpesh shihet si furnizues i Bayern Muenchenit, por edhe i ekipeve të mëdha të Evropës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/klopp-trajneri-qe-se-ka-problem-te-shese-yjte-e-ekipit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala