Klopp i sigurt: Coutinho nuk shkon askund

Autori:Gazeta Fjala

coutinho-1

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp këmbëngul se mesfushori brazilian, Philippe Coutinho nuk do të shitet.

Ai ka thënë se Coutinho nuk do të kalojë në Barcelonë – skuadër që së fundmi ka shfaqur interesim të madh për të, pasi që e shohin si zëvendësues të Neymar.

“Asnjë shumë e parave nuk do të na bindë që ta shesim Coutinho”, ka thënë Klopp edhe pas refuzimit të dytë të ofertës së katalanasve prej 90 milionë funtave.

“Liverpool s’është skuadër që ka për të shitur futbollistët”, ka vazhduar gjermani.

“Synimi ynë është që të jemi si ekip në pozitën më të mirë të mundshme”, ka shtuar ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/klopp-i-sigurt-coutinho-nuk-shkon-askund/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala